17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Si mori hak Fatmir Haklaj për vrajsen e Ilir Konushefcit, flet shoku i familjes Haklaj

Në shumë raste pjesëtarë të UÇK-së kanë folur për rolin e Fatmir Haklajt gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku më së shumti, theksin e kanë vendosur tek gatishmëria e tij për ta furnizuar me armë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Njëri nga më të besueshmit e Fatmir Haklajt ka qenë Ilir Konushefci, ku për vrasjen e tij ishte hakmarr edhe ish-drejtori i Policisë në Tropojë. 

“Janë taku në Prishtinë, i ka thanë Astriti a po don me hy në shoqni, ka pranu, i ka than filani është kryesori, e kanë marr e kanë shku me marrë armatim, Zahiri e Edmondi janë njoft përmes Astritit djalit tim, Astriti ka nejt atje, i ka ndihmu me Fatmir Haklajn, kem pas miqësi me familjen e tyre, iu kanë ndihmu e ju ka dhanë armë sa ka mujt, kur u vra Ilir Konushefci e kanëzbulu se kush është ai që e kanë vra, Fatmir Haklaj u shku e ka thirr ata, i ka thanë hajde me mu shkojm te ni vend, i ka thanë ajo, se ja ka marrë mendja, tani i ka thanë a po vjen pra shkojm te ni vend tjetër, i ka thanëprap jo, e pastaj e ka prit në kerr edhe e ka vra, plus ja ka vra edhe vllain”, ka deklaruar ai.

Rrëfime të tjera, Plaku i Shishmonit i ka dhënë në emisionin “n’Demos” edhe për ditën kur ishin furnizuar më së shumti me armatim.

“Rrezikova, kur i kem qu armët në Smolicë jam kanë me gru e me fmi, i kem mblu armët me kashtë, prej aty Muja e ata kanë pas me i marr e me i qu në destinacionin e caktun, në Smolicë te një mik i pata shprazë e u pata kthy, e aty ka nejt njeri i ka ru. Ma së shumti armët kanë ardhë kur kanë ardh 17 vet e katër kuaj, plotë u mbush shpia, e di një rast kur i kanë pru Ramushi, Adriani e Dema, i kanë lan armët nëkallamboq, kur jam shku me i kqyr e kam ni po bon nizhurm, kam nga vrap e i kam thirë, Dema s’pa lu vend, u qu Ramushi u qu Rexha, i ka largu do qanta, tha radio e Qerimit të koka”, ka përfunduar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img