21.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Si e lanë në lloç LDK’ja Arben Gashin pas konfliktit me Xhavit Halitin (Video)

LDK’ja dhe zyrtarët kryesorë të saj kanë qëndruar të heshtur e distancuar nga konflikti mes deputetit të kësaj partie Arben Gashi dhe atij të PDK’së Xhavit Haliti. Konflikti verbal mes dy deputetëve që nis verbalisht të enjten, një ditë më vonë ka eskaluar në fizik, pasi nënkryetari Haliti shty me bërryl deputetin Gashi.

Megjithëkëtë, grupi parlamentar i Gashit, sikurse pothuajse e gjithë partia, kanë heshtur ndaj këtij konflikt e edhe ndaj veprimit të Halitit. LDK’ja nuk ka pasur asnjë reagim zyrtarë rreth situatës që u krijua në Kuvend, javën që shkoi. Ndërkohë, kjo parti gjatë muajve të fundit ka qenë aktive dhe ka reaguar pothuajse për çfarëdo zhvillimi tjetër.

Arben Gashi, në LDK, është njohur si zë kritik dhe i ashpër për qëndrime të tij edhe ndaj kreut të partisë Isa Mustafës. Ky i fundit, tash shef të grupit të tij parlamentar e ka Avdullah Hotin, që konsiderohet si më i besueshmi i tij në parti.

Nga LDK’ja për veprimin e nënkryetarit Xhavit Haliti ndaj deputetit Arben Gashi, që e shtyu me bërryl në Kuvend, ka reaguar vetëm kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

“Arben, ti je shembull i përfaqësimit. Kujdes nga ‘gropat’ politike prej atyre që kanë fillu me u paketu për opozitë!”, ka shkruar ai në facebook, derisa edhe vetë Gashi ia ka shpërndarë shkrimin në profilin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img