13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Shumica e nënshkruesve të Pavarësisë patën një fund tragjik: 16 fakte interesante për 28 Nëntorin

Opinionisti shqiptar Lutfi Dervshi ka paraqitur disa fakte interesante rreth 28 nëntorit dhe personazheve e ngjarjeve që rrodhën atë ditë, por edhe para kësaj date.

Sipas tij janë 16 fakte që shumica nga ne nuk i kemi ditur për këtë datë që po festohet sot.

Këto janë faktet që ai ka paraqitur sot në faqen e tij të Facebook-ut:

Pavarësia

1. Pavarësia e Shqipërisë u arrit pa u shkrepur një pushkë përpos krismave të haresë;

2. Flamuri i ngritur është i familjes Vlora dhe jo i qepur nga Marigoja;

3. Në disa qytete Flamuri i ngrit para se të mblidhej Kuvendi Vlorës;

4. Pavarësia ishte planifikuar të shpallej në Durrës, por pasi Esati refuzoi, Ismaili u nis për Vlorë.

5. 28 nëntor, serbët mbërrijnë në Durrës.

6. Isa Boletini mbërriti me vonesë në Vlorë për shkak të baltës së krijuar nga shirat e vjeshtës;

7. Fotografia e ngritjes së Flamurit nuk është e 28 nëntorit 1912, por e festimeve të një viti më pas;

8. Ndërtesa ku është shkrepur fotografia nuk është shtëpia ku u shpall Pavarësia;

9. Akti i Shpalljes së Pavarësisë ka humbur, ajo çka shohim sot është fotografuar nga Kel Marubi në vitin 1937 me rastin e 25-vjetorit të ditës së madhe;

10. Në telegramin e dërguar Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë nuk përmendet fjala Pavarësi!

11. Firmërtarët e Pavarësisë ishin të vetdijshmëm se kufijtë e Shqipërisë do të caktoheshin më vonë

12. Shumica e firmëtarëve të Pavarësisë patën një fund tragjik.

13. Një vit më pas në Durrës krijohet qeveria e dytë shqiptare me Esad Pashën;

14. Një raport i komisionit ndërkombëtar (të gjashtë fuqive) theksonte se ky vend nuk bëhet nëse nuk ikin të dy (Ismail Qemali, Esad Pasha) në të njëjtën kohë;

15. Në fillim të vitit 1914-të, Ismail Qemali dhe Esat Toptani japin dorëheqjen;

16. Mars 1914 nis mbretërimi 6-mujor i Princ Vidit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img