29.8 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

Shtyhet afati për lirimin e objektit nga strukturat ilegale në Mitrovicë të Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se ka shtyrë afatin për lirimin e objektit komunal, që shfrytëzohet nga strukturat ilegale serbe, deri në pranimin e raportit nga Inspektorati komunal, më së largu deri në 15 ditë.

Komuna e Mitrovicës së Veriut kishte vendosur që objekti ku ushtrojnë funksionin strukturat ilegale të lirohet më 8 shtator. Por gjatë ditës së sotme, strukturat ilegale që punojnë aty nuk e liruan objektin.

Sipas Atiqit, Inspektorati komunal obligohet që të faktojë rrethanat dhe arsyet e përdorimit të objektit në fjalë, “që mbledhen përmes vizitave në terren dhe komunikimin me të gjitha palët”.

“Inspektorati komunal duhet të sjellë raportin nga pika 1 e këtij neni brenda afatit kohor prej 15 ditësh”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në këtë objekt funksionojnë e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovë dhe Metohi”, një “Qendër për Punë Sociale nga Vushtrria” dhe “Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës”.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

në lidhje me vendimin nr.01-713/031 dua të ju njoftoj se afati i lirimit të objektit, i shfrytëzuar jashtëligjshëm, shtyhet deri në pranimin e Raportit nga Inspektorati Komunal.

Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se deri më 8 shtator, katër institucione serbe duhet të largohen nga një objekt në Lagjen e Boshnjakëve, pasi kanë argumentuar se i përket komunës së Mitrovicës së Veriut.

Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ditëve të fundit është shprehur kundër largimit të institucioneve serbe nga objekti komunal në Mitrovicë të Veriut.

Autoritetet në Mitrovicë të Veriut kanë argumentuar se objekti u përket atyre dhe se i njëjti duhet të lirohet për shkak të disa “punimeve”.

Mitrovica e Veriut gjendet në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe. Kjo komunë, së bashku me tri komuna të tjera në veri, që nga prilli kanë kryetarë shqiptarë, të cilët u zgjodhën në votimet e bojkotuara nga popullata serbe.

Në fund të majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën, pasi kryetarët e rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Në kuadër të hapave të ndërmarrë për shtensionimin e tensioneve, autoritetet në Kosovë kanë prezantuar një bazë ligjore që do të mundësonte largimin e kryetarëve të komunave përmes një peticioni.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img