9.2 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Shtrenjtimi i rrymës, Kaçaniku: Çmenduri, qytetari nuk mund të zhvatet deri në skllavërim

Kryetari i organizatës Konsumatori Selatin Kaçaniku, e ka quajtur çmenduri kërkesën e KOSTT që qeveria t’i paguaj 30 milionë euro fatura për Veriun.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Kaçaniku thotë se qytetari konsumator pagues i rregullt nuk mund te zhvatet deri në skllavërim.

“Çmenduri, qytetari konsumator pagues i rregullt, i ndershëm, patriot ekonomik, nuk mund të zhvatet deri në skllavërim. Në Veri vite me rradhë është zhvilluar kriminalitet ekonomik me energjinë elektrike e askush nuk ka reaguar, sepse e kishin “lojtarin/bunarin” rezerve –  qytetarin dhe familjen konsumatorë pagues të ndershëm që do të detyrohej të paguante edhe abuzuesit” u shpreh Kaçaniku në një prononcim për Insajderin. 

Se sa mund ta varfëroj xhepin e konsumatorit nese merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës 5 deri ne 7 përqind, Kaçaniku thotë se fajtore për shpërthimin nuk janë konsumatorët.

“Hipokrizia nuk njeh kufi, mos të tallen e mos të na ofendojnë inteligjencën. Dhe, mos të hartrojnë se të gjitha kapacitetet prodhuese, transmetuese, distribuuese…të gjithat i financoi qytetari dhe familja konsumatorë taksapagues. Ata duan më shumë seç u takon. I lakmojnë shtrenjtimet – djersën dhe meritën e qytetarit konsumator taksapagues I cili edhe me këtë rast shihet e dëshmohet se është i pambrojtur”, tha Kaçaniku për Insajderin./BesartaKalaja/ Insajderi.org

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img