19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Shtien me armë zjarri në një aheng në Ferizaj, i konfiskohet arma

Në orët e para të së martës, policia e stacionit në Ferizaj, ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri.

Policia ka arritur që të identifikojë të dyshuarin me inicialet H.A. i moshës 46-vjeçar, i cili kishte shtënë me armë zjarri, raporton Klan Kosova.

“I dyshuari është  shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe  pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është  liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri (pistoletë)”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img