14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë afro 3,000 trupa në Lindjen e Mesme, pas sulmit të ambasadës dhe vrasjes së Solemainit

Ushtarët do t’ju bashkohen 650 të tjerëve që ndodhen në atë zonë, ndërsa do të qëndrojnë për më se 60 ditë.

Afro 3,000 ushtarë  do t’i dërgojnë Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme, pasi mijëra njerëz sulmuan kompleksin e Ambasadës së ShBA-ve në Bagdad, konfirmuan tre zyrtarë të mbrojtjes amerikane dhe një zyrtar ushtarak amerikan.

Lajmi erdhi disa orë pasi një sulm ajror amerikan vrau Gjeneralin Qassem Soleimani, komandantin e Forcave Quds, që ishte një nga figurat më të fuqishme të vendit, ndërsa zyrtarët e mbrojtjes amerikane thanë se këto intervenime, nuk janë si kundërpërgjigje ndaj sulmit.

Vendosja e ushtarëve shtesë, nga brigada e divizionit të 82-të, me qendër në Fort Bragg të Karolinës së Veriut, vjen pas mijëra njerëzve, shumica e tyre të lidhur me grupin e milicisë shiite të mbështetur nga Kataeb Hezbollah, sulmuan gjatë të martës kompleksin e ambasadës.

Këta ushtarë iu bashkohen 650 të tjerëve që shërbejnë në këtë zonë dhe do të qëndrojnë për rreth 60 ditë, ndërsa do të përhapen edhe në Irak dhe Kuvajt.

“Siç ishte njoftuar më parë, brigada e Forcës së Reagimit të Shpejtë, e divizionit të 82-të u njoftua që të përgatitet për dislokim dhe tani kanë nisur të vendosen”, ka bërë të ditur Pentagon në një deklaratë.

“Brigada do të vendoset në Kuvajt, si një veprim i duhur dhe parandalues në përgjigje të niveleve të rritura të kërcënimit ndaj personelit dhe objekteve amerikane, ndërsa do të ndihmojë në rindërtimin e rezervave.”

Zyrtarët amerikanë dhe irakianë, thanë se sulmi ndaj kompleksit të ambasadës, filloi pasi një turmë e madhe u mblodh pas funeraleve për disa prej atyre që u vranë të dielën në sulmet ajrore amerikane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img