0.2 C
Pristina
Friday, December 13, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptarja mbron ngjyrat e Amerikës në Lojërat Olimpike: Kjo është historia e saj

Sonte në Brazil fillojnë Lojërat Olimpike, në të cilat Kosova me kampionen e botës, Majlinda Kelmendin synon medalje.
Mbi 10 mijë sportistë tashme janë vendosur në Parkun Olimpik dhe Paraolimpik në Barra, i cili ka një sipërfaqe prej 1.18 milionë metra katror dhe në këtë zonë do të zhvillohen garat të cilat do të nisin sonte.
SHBA-ja përfaqësohet me atletë dhe synon, si gjithmonë të rrëmbejë më së shumti medalje të ndryshme, transmeton Telegrafi.
‘Teamusa.org’ ka publikuar një artikull të 10 sportisteve që përfaqësojnë Amerikën në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, të cilat po ashtu janë edhe nëna, gjë që nuk i ka ndalur të realizojnë ëndrrën e tyre dhe të jenë sportiste kulminante.

shenja

Mesin e tyre që do të përfaqësojnë SHBA-në në ‘Rio 2016’ është edhe shqiptarja Enkelejda Shehaj.
Shenjëtaria 47-vjeçare do të përfaqësojë Amerikën për herë të parë në karrierën, pasi më parë ka përfaqësuar edhe Shqipërinë.
Sportistja shqiptare ka mbrojtur ngjyrat kuqezi në Lojërat Olimpike më 1992 dhe 1996. Në Atlanta të SHBA-së ka zënë pozitën e 14-të, ndërsa në Barcelonë të Spanjës vendin e 15-të.

Shehaj 47-vjeçare është e martuar me Tony Bekurti dhe jeton në Napoli të Floridës së bashku me dy vajzat.
Kujtojmë se për herë të parë edhe Kosova do të jetë e pranishme në Lojërat Olimpike, ku do të përfaqësohet me tetë sportistë, ndërsa pret të kthehet me së paku një medalje, përkatësisht Majlinda Kelmendi është favorite kryesore për të fituar në kategorinë 52 kilogramë në sportin e xhudos. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img