12.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Shpëtoni nga mushkonjat në mënyrë natyrale

Të gjithë e presim me gëzim motin e ngrohtë, por me verën vijnë edhe shumë vështirësi, siç është shfaqja e mushkonjave.

Sëmundjet që transmetohen nga mushkonjat po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme në Evropë - paralajmërojnë ekspertët

Një nga mënyrat më të thjeshta është përdorimi i rrjetave të dritareve. Megjithatë, shumë i shmangin rrjetat për arsye estetike, ndaj ne kemi disa sugjerime për të larguar mushkonjat:

Llum kafeje të thatë

Largoni mushkonjat me llumin e kafesë, të cilin do ta shtrydhni paraprakisht. Mbetjen e vendosni në letër alumini në një vend të thatë për t’u tharë. Më pas nxirreni mbetjen e thatë jashtë, ku do ta digjni derisa të fillojë të bëjë tym. Mushkonjat ikin nga era e shtresës.

Bëni spërkatës kundër mushkonjave dhe hiqni qafe këto insekte të bezdisshme

Largoni mushkonjat me hudhër

Ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga mushkonjat e bezdisshme. Ju duhen pesë koka hudhre, të cilat do t’i shtypni dhe do ta vendosni në një litër ujë që duhet të ziejë. Më pas njomni pëlhurat e pambukut në ujë me hudhër dhe lërini ato aty në zonën ku po qëndroni.

Gjithashtu mund ta përdorni ujin në të cilin është zier hudhra duke e hedhur atë në një shishe me një pompë dhe duke e spërkatur rreth dhomës ku dëshironi të shpëtoni nga mushkonjat.

Mushkonjat tërhiqen nga aroma e këmbëve të palara, por edhe nga disa sapunë

Livanda

Nëse keni mundësi, mbillni livandë direkt pranë dritares. Duket e mrekullueshme dhe do të ndihmojë në largimin e mushkonjave. Mushkonjat nuk e pëlqejnë erën e kësaj bime dhe në këtë mënyrë do t’u tregoni se shtëpia juaj është një vend me tolerancë zero për mushkonjat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img