18.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Shpërthimi i zjarrit në Kazermën e FSK’së në Istog, Ministria e Mbrojtjes jep detaje

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për zjarrin e sotëm që ka kapluar njërin nga objektet në Kazermën e FSK-së në Istog.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shkaku dhe pasojat e zjarrit janë duke u hetuar nga autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e sigurisë së FSK-së, por dyshohet të kenë qenë si pasojë e instalimit të vjetruar të energjisë elektrike.

“Ju njoftojmë se menjëherë në vendngjarje kanë intervenuar pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë dhe personeli përkatës i Komandës së Forcave Tokësore, të cilët të mbështetur nga Njësia e Zjarrfikësve të Istogut, Klinës, Pejës dhe Skenderajt kanë arritur të lokalizojnë zjarrin duke e kufizuar vetëm brenda perimetrit të këtij objekti montazh, kësisoj duke mënjanuar mundësinë e përhapjes në objektet e tjera përreth”.

“Paraprakisht, nga vendngjarja është evakuuar me kohë personeli. Tani zjarri është shuar tërësisht dhe ekipet e specializuara të FSK-së janë duke punuar për sanimin e gjendjes dhe eliminimin e dëmeve tjera kolaterale”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img