12.3 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Buy now

spot_img

Shpend Ahmeti: Axhamillëku nuk është arsyetim, vendimi për gazin ka pasoja gjeostrategjike e gjeopolitike për Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për lajmin se Qeveria e Kosovës ka refuzuar propozimin për projektin amerikan të gazsjellësit nga Greqia, shkruan Gazeta Insajderi.

Ahmeti, këtë vendim e ka cilësuar të dëmshëm për Kosovën, që do të këtë efekte negative gjeostrategjike dhe gjeopolitike.

Shkrimi i plotë:

Vendimi për gazin ka pasoja gjeostrategjike e gjeopolitike për Kosovën. Asnjë qeveri nuk e ka mandatin që të marr vendime të tilla pa diskutime të gjëra. Arsyet mund të jenë mungesa e përvojes apo edhe të qëllimshme. Të dyjat janë brengosëse.

Nqs dikush mendon se ShBA ka ndonjë profit financiar prej shitjes se gazit në Kosovë e ka gabim. Mirëpo sferat e interesit që ndërlidhen me gazin janë fuqi gjysëm e butë. Gazi ka implikime të jashtëzakonshme politike për shkak të varësise energjetike nga Rusia. Prandaj ShBA na drejtojnë edhe në rreshtime. Nuk është as fillimi as fundi i botës ky projekt. Por është hap me rëndësi.

Kosova ka edhe një interes të vetin. Diversifikimi i burimeve të energjisë na zvogëlon edhe neve varësinë nga Serbia. Dështimi i termocentralit bashkë me dështimin e gazit na çon kah energjia nga Serbia ose përmes Serbise. Po të ishte duke u ndërtuar termocentrali i ri ndoshta edhe do të ishte diskutim kjo çështje.

Vëllau shumë më i madh të jep mbrojtje e shtytje kur ke nevojë. Në raste të ralla vëllau i vogël ka mundësinë që të bëj diçka që ka sadopak ndikim për vëllaun e madh.Kujdes, një shuplakë eventuale për qeverinë, ka me na dhimt të gjithëve.

Axhamillëku nuk është arsyetim, e lëvizja e qëllimshme nuk ka arsyetim. Megalomania të shtyn drejtë gabimeve të pafalshme. E në ato momente sigurisht se çifti i Lajçakut nuk na shpëton as nga Serbia e lere më nga shtetet e mëdha kundërshtare të shtetit tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img