21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Shkon në 141 numri i të vdekurve pas shembjes së urës në Indi

Ka shkuar në 141 numri i viktimave nga shembja e urës në Indi.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë së dielës në shtetin perëndimor Gujarat.

Ura specifike për këmbësorë, ishte e vendosur mbi lumin e njohur Machhu, dhe në momentin e prishjes.

Pamjet televizive treguan dhjetëra njerëz të kapur mbi kabllot dhe mbetjet e përdredhura të urës së shembur ndërsa ekipet e emergjencës përpiqeshin t’i shpëtonin.

Disa u ngjitën lart në strukturën e thyer për t’u përpjekur të bënin rrugën drejt brigjeve të lumit, ndërsa të tjerë notuan për të sigurt.

Sipas zyrtarëve nga kjo fatkeqësi u shpëtuan mbi 177 persona.

Ura ishte hapur për kalim javën e kaluar pas disa riparimeve që ishin bërë.

Ajo ishte ndërtuar në shekullin e 19-të gjatë kohës së sundimit britanik.

Ura ka qenë e gjatë 230 metra./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img