18 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Shfaqet dizajni dhe ngjyrat e telefonit të Google Pixel 7a

Google Pixel 7a pritet që të prezantohet në konferencën e zhvilluesve të këtij viti Google I/O, por sic ndodh zakonisht me telefonat Google Pixel, ne veçse e dimë se çfarë mund të presim.

Kjo rrjedhje e fundit e fotove, konfirmon dizajnin i cili veçse ka rrjedhur më herët, dhe gjithashtu zbulon edhe opsionet e planifikuara të ngjyrave.

Nga këto imazhe mund të shohim se Google ka tre variante të rezervuara për ne – blu, e bardhë dhe e zezë ose gri.

Ngjyra blu e zëvendëson atë Sage nga viti i kaluar. Gjithashtu duke i analizuar këto imazhe, ngjyra e zezë (Charcoal) është pak më e çeltë se më parë.

Fatkeqësisht, raporti nuk përmend emrat e marketingut të ngjyrave dhe disa prej tyre mund të mbesin ekskluzive për tregje të caktuara.

Sa i përket dizajnit, Pixel 7a duket identik me Pixel 7 më të vogël, por me korniza pak më të trasha në pjesën e përparme

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img