17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Shënohet dita e çlirimit të Skenderajt, pamje të rralla të vitit 1999 (Video)

Sot shënohet dita e Çlirimit të Skenderajt. E pikërisht në këtë ditë 23 vite më parë gëzimi i qytetarëve të kësaj ane ishte shumë i madh.

Në një video që është xhiruar pikërisht në ditën e çlirimit, shihen edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë prezent në gëzimin e qytetarëve.

Momenti që s`do të harrohet kurrë është ai kur ushtarët e UÇK-së, në krye me komandantin e Brigadës 112, Jetullah Geci, dalin para banorëve të mbledhur dhe shpallin të lirë qytetin.

Por më emocionuese është momenti kur karvani i ushtarëve të UÇK-së, në krye të të cilëve është Bashkim Jashari, nisen te varri i komandantit legjendar. Të rreshtuar para varrit, ushtarët i raportojnë Adem Jasharit se lufta mori fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img