13.8 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i Zyrës së NATO-s në Beograd: Dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Beograd, Giampiero Romano, tha se dialogu konstruktiv është mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi nën kujdesin e BE-së është platforma më e mirë për gjetjen e një zgjidhjeje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

Ai i tha Radios Evropa e Lirë se të gjitha palët duhet të punojnë për të parandaluar çdo përshkallëzim të mëtejshëm dhe se dhuna mund të destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të kërcënojë aspiratat euroatlantike të rajonit.

“Kjo është arsyeja pse ne mirëpresim hapat që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë së fundi për zvogëlimin e numrit të policëve nëpër objektet komunale në veri të Kosovës, si dhe punën për organizimin e zgjedhjeve të reja lokale. Këto janë hapa në drejtimin e duhur që duhet të shoqërohen. nga de-përshkallëzimi shtesë”, tha Romano.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img