15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

SHBA nënshkruan marrëveshjen historike për paqe me talibanët, si pjesë e së cilës trupat amerikane do të largohen nga Afganistani

Konfliktit 18 vjeçar mes Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit, mund t’i vijë fundi pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes mes zyrtarit amerikan dhe përfaqësuesit të talibanëve.

Marrëveshja është nënshkruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara, Zalmay Khalilzad dhe Mullah Abdul Ghanin Baradar që është përfaqësues i talibanëve, të cilët i shtrënguan duart, pas marrëveshjes historike për paqe, transmeton Telegrafi.

Nëse militantët e mbështesin marrëveshjen, SHBA-të dhe aleatët në NATO do t’i largojnë të gjitha trupat brenda 14 muajve.

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo dhe liderët e talibanëve, kanë qenë të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Doha të Katarit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, militantët gjithashtu ranë dakord të mos lejojnë al-Kaedën ose ndonjë grup tjetër ekstremist, të operojë në zonat që kontrollojnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img