13 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

SHBA kundërshton, Netanyahu zotohet të sulmojë qytetin Rafah

Ndërkohë që negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe armëpushim po vazhdojnë në Kajro, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se tashmë është caktuar data për fillimin e sulmit ndaj qytetit jugor të Rafahut në Rripin e Gazës. 

Ky vend gjendet në kufi me Egjiptin, dhe në të po strehohen rreth 1.4 milion palestinezë, shumica të zhvendosur nga pjesët tjera të territorit gjatë luftës gjashtë mujore të Izraelit kundër Hamasit. S

htetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, e kanë kundërshtuar operacionin tokësor në Rafah dhe kanë kërkuar një plan që të ofrojë mbrojtje për civilët.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkallëzoi të hënën zotimin e tij për të pushtuar qytetin e Rafahut, në pjesën jugore të Gazës, përkundër kundërshtimit të aleatëve kryesorë të Izraelit.

“Sot mora një raport të detajuar për bisedimet në Kajro, të gjithë po punojmë që të arrijmë qëllimet tona, në veçanti lirimin e pengjeve dhe arritjen e fitores së plotë kundër Hamasit. Fitorja kërkon hyrjen në Rafah dhe eliminimin e batalioneve terroriste atje. Do të ndodhë – data është caktuar,” deklaroi ai.

Netanyahu nuk dha detaje të tjera. Por kërcënimi i tij për operacion tokësor në Rafah vjen një ditë pasi Izraeli tërhoqi forcat ushtarake nga qyteti Khan Younis, në pjesën qendrore të Gazës, duke përmbyllur një fazë të rëndësishme të luftës.

Zyrtarët ushtarakë thanë se tani janë në përgatitje për ofensivën në pjesën jugore të territorit, ku po strehohet gjysma e popullsisë së Gazës, shumë prej të cilëve janë zhvendosur nga pjesët tjera të enklavës.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Izraelin kundër sulmit në Rafah, të cilin Izraeli e konsideron si bastionin e fundit të madh të grupit militant Hamas. Uashingtoni ka theksuar se Izraeli gabon nëse sulmon Rafahun dhe ka kërkuar një plan të besueshëm për të mbrojtur civilët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img