19.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

ShBA-ja thotë se në sulmin në spitalin e Gazës kanë vdekur deri në 300 persona

Inteligjenca amerikane ka thënë se viktimat nga një sulm në spitalin e qytetit të Gazës janë midis 100 dhe 300 vdekje.

Ky numër i vdekjeve “ende pasqyron një humbje të tmerrshme të jetës”, thanë zyrtarët amerikanë, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Shpërthimi në spitalin al-Ahli të Gazës të martën la pjesë të trupave të shpërndara në mjediset e spitalit.

Turma palestinezësh ishin strehuar aty duke besuar se ishin të sigurt nga sulmet ajrore izraelite.

Izraeli ka mohuar përfshirjen në shpërthimin vdekjeprurës, megjithëse zyrtarët e Gazës pretendojnë se ai ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit.

Inteligjenca izraelite ka thënë se suli ndaj spitalit është kryer nga grupi terrorist Xhihadi Islamik Palestinez.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img