5 C
Pristina
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

spot_img

Shala: Sulmet nuk na frikësojnë

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së Mentor Shala ka thënë se sulmi i mbrëmshëm që ka ndodhur në RTK është një sulm kundër lirisë së shprehjes dhe kundër lirisë së mediave, të cilat janë themelet kryesore të demokracisë së secilit vend.
Shala gjithashtu tha se këto sulme nuk frikësojnë aspak stafin e RTK-së, por ato vetëm inkurajojnë edhe më shumë ata që të kryejnë raportimet e tyre ashtu siç e do misioni i gazetarit.
“ Ky është njëri prej sulmeve më të rënda që ka ndodhur kundër lirisë së shprehjes, kundër lirisë së mediave , që janë themelet kryesore të demokracisë së secilit vend. Ajo që mund të them është që , iu bëjë thirrje edhe partive politike sidomos disa subjekteve politike të cilët e kanë ashpërsua gjuhen e urrejtjes, kundër transmetuesit publik , gjuhen kërcënuese e shantazhuese që të ndalin këtë fjalor, për shkak se këtë mund dikush tjetër të shfrytëzoj për qëllime të cilat na kanë ndodhur edhe natën e mbrëmshme gjithashtu ky është një sulm për të fiksuar stafin e RTK-së , gazetarët,redaktorët por edhe stafin e RTK-së që të jenë të kujdesshëm në situatat dhe zhvillimet politike që po ndodhin në vend , por në fakt jo vetëm që nuk na ka frikësuar , por edhe na kanë inkurajuar edhe më shumë që ta kryejmë punën tonë, ashtu siç e donë misioni i gazetarit që të jemi ta paansh ëm në raportimet tona”, tha Shala.

Ndërsa Policia e Kosovës ka deklaruar se ende nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me sulmin që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.
Sipas Policisë hetimet për këtë rast janë ende duke vazhduar. Sulmin ndaj RTK-së e kanë dënuar presidenti i vendit Hashim Thaci, Qeveria e Kosovës, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, partië politike, AGK, si dhe institucione tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img