15 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Shakira ishte gjobitur gjatë xhirimeve të një videoklipi në Barcelonë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Shakira tashmë është në Miami duke shijuar jetën e saj të re pasi i tha lamtumirë Barcelonës në rrjetet sociale pas ndarjes me ish-partnerin Gerard Pique.

Këngëtarja e famshme latine ka shumë kujtime të mira nga kryeqyteti katalanas, por edhe disa të këqija si koha kur u gjobit nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Jaume De Laiguana drejtoi videoklipin e famshëm të këngës së Shakira ‘Loca’, xhirimet e saj u zhvilluan në Barcelonë por në atë kohë ylli i muzikës nuk kërkoi asnjë leje nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit katalanas.

Për më tepër, gjatë videoklipit ajo shihet në një Harley Davidson pa helmetë në shëtitoren Joan de Borbo, në Barceloneta.

Për këtë këngëtarja e njohur është dënuar me 400 euro gjobë, përveç kësaj, besohet se ajo u hodh në shatërvanin e ‘Pla de Palau’, diçka për të cilën as ajo nuk kërkoi leje.

Në atë kohë, Shakira shpjegoi në El Periodico de Catalunya se ajo nuk mbante helmetën për të shmangur ngatërrimin e flokëve gjatë xhirimeve.

Megjithatë, ajo e pranoi se duhet të kishte vendosur helmetën, ajo zbuloi se planifikonte të paguante gjobën sapo të vinte.

Ndryshe, Shakira i dha fund marrëdhënies me Piquen pas një romance prej 12 vitesh, çifti bashkë kanë dy fëmijë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img