18 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Sfida interesante në javën e shtatë të elitës së basketbollit

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e shtatë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja që numëron gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara, do të sfidohet nga Rahoveci, ku Vreshtarët kanë një fitore e pesë humbje. Kjo përballje njëherësh është mes vendit të parë dhe të fundit të Superligës.

Një përballje interesante dhe e barabartë shihet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. Prishtinasit kanë fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit kanë tri fitore e tri humbje.

Vëllaznimi pas fitores ndaj Ponte Prizrenit është motivuar dhe është në kërkim të fitores së tretë, megjithatë, do ta ketë shumë vështirë, pasi përballet me Trepçën, një nga skuadrat më të përforcuara në këtë edicion me lojtarë vendorë dhe të huaj. Kuqezinjtë kanë dy fitore e katër humbje, ndërsa mitrovicasit kanë katër fitore e dy humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Ylli është në kërkim të fitores së tretë radhazi në elitë pas katër humbje, ndërsa prizrenasit kërkojnë këndelljen pas largimit të trajnerit Darko Raduloviq. Të dy skuadrat kanë nga dy fitore e katër humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 7

E shtunë

17:00 Peja – Rahoveci

19:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

E diel

17:00 Vëllaznimi – Trepça                                     

19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img