23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Sezoni i dytë i “PRO X” nis me aktorin në Paris Imer Kutllovci [video]

Këtë të marte (dje) ka nisur sezoni i dytë i emisionit autobiografik “PRO X”.

“PRO X” çdo të marte në orën 22:20 në ekranet e Kohavisionit sjell personazhe interesante e shpesh herë edhe të pa parë në ekranet tona.
Emisioni përveç shqiptarëve ka edhe protagonistë të huaj.
Këtë javë personazhi që e nisi sezonin e dytë ishte aktori nga Prishtina, Imer Kutllovci.
Kutllovci tash e 13 vjet jeton dhe vepron në Paris.
Plot 5 vjet ishte aktor rezident në Teatrin e Komedisë në Paris.
Ka luajtur në seriale, në filma francez, me emra të njohur.
Së fundi ai e ka provuar veten edhe si regjisor, ku muaj më parë para publikut u paraqit me shfaqjen e tij “Emigrantët” e cila u prit shumë mirë dhe shumë gazeta ditore kanë shkruar për të.
Për “PRO X” aktori tregoi shumë të pathëna.
Si u bë aktor, çka punoi në fillimet e tij në Francë, sa e pati vështirë të depërtojë në Francë si aktor, me cilat emra të mëdhenj luajti e shumë çka tjetër kuptoni te linku më poshtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img