18.3 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Serbia nesër hap në Paris ekspozitën “Kosova e Metohija – 10 hapa”

Në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris nesër do të hapet ekspozita “Kosova dhe Metohija – 10 hapa”, përmes të cilës me metodat më bashkëkohore artistike-teknike shikuesit do t’i prezantohet zhvillimi i kulturës së Kosovës e Metohisë nga periudha e antikës deri në shekullin XX, bën të ditur Blic i Beogradit, transmeton Koha.net.

Këtë ekspozitë do ta hapë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Sipas njoftimit pritet prania e shumë ambasadorëve pranë UNESCO-s dhe të korit diplomatik në Parisë.
Përveç përmes traditës kulturore, ekspozita e çon vizitorin nëpër historinë politike të Kosovës e Metohisë, ndërsa duke zbatuar metodat më bashkëkohore multimediale të teknikave muzeore dhe eksponateve të përzgjedhura do t’ia bëjë më të afërt publikut të gjerë të jashtëm trashëgiminë serbe e rkistiane në Kosovë e Metohi, theksojnë mediet serbe.
Ekspozita “Kosova e Metohija – 10 hapa” bashkon në një vend një material të gjerë të shkruar autorë të të cilit janë autorë serbë ekspertë fushash të historisë, historisë së artit dhe arkeologjisë, të fotografive dhe eksponateve, të cilat i kanë vënë në dispozicion institucione të shumta kulturore serbe.
Kjo ekspozitë, do të jetë e hapur deri më 18 shtator.
Serbia vazhdon të sabotojë pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe me mjete e metoda të sofistikuara përpiqet të krijojë në botë opinione në favor të kontestimit të të drejtës për shtet të Kosovës, pavarësisht nga vendimi i GJND-së, që vetë Serbia ia kishte kërkuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img