16.5 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

spot_img

”Serbët në Mal të Zi s’thonë s’e duam euron”: Kurti i përgjigjet Vuçiqit në OKB

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ”dinari serb nuk është ndaluar” dhe se ”serbët nuk e kanë të ndaluar të mbajnë dinarë” në kundërpërgjigjen e tij ndaj Presidentin e Serbisë, Aleksandr Vuçiq.

Dinari serb nuk është ndaluar në Kosovë. Ata mund të kenë dinarë. Mund të mbani dinarë, por euroja është valuta e vetme si mjet pagese. Në shekullin e kaluar, para çlirimit, ne e kishim dinarin si mjet pagese. Ishim nën pushtim. Në shekullin XXI, së pari e kishim markën gjermane, e pastaj euron. Vetëm euroja është mjet pagese dhe ne kemi dhënë shumë subvencione, asistenca sociale, japim grante për arsim e kujdes shëndetësor në komunat me shumicë serbe dhe, më besoni, ato të gjitha i marrin eurot. Nuk ka problem”.

Nuk kemi asnjë rast të vetëm, kur një qytetar serb ka thënë: ne nuk i duam këto para, sepse është në valutën euro. Në vendin tonë fqinj, në Mal të Zi, më shumë se çereku i popullsisë e deklaron veten serb. Ata e kanë euron valutë. Serbët e rëndomtë nuk janë urryes të euros”.

Euroja është valutë pagese. Ju mund të keni para në çfarëdo valute që dëshironi dhe unë do të bëj më shumë komunikim, më shumë informim për serbët ditëve të ardhshme, gjatë tërë këtij muaji dhe do të flas serbisht, që ata të më kuptojnë më mirë e qartë”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img