14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Selimi i reagon Sallahut për vëllain: Para se të shpikësh për të tjerët duhet të kesh parasysh për skeletat e tu që i ke në dollap

Gazeta Insajderi para pak minutash ka publikuar një hulumtim ku tregohet se si vëllau i zëvendësministrit Blerim Sallahu për gjatë viteve akuzohej për vepra shumë të rënda, përfshirë edhe fajde.

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e AKK-së, Selim Selimi, shkruan Insajderi.

Selimi i është drejtuar zëvendësministrit Sallahu duke i thënë se para se të shpikësh për të tjerët duke të kesh parasysh për skeletat që ke në dollap.

Tutje, Selimi ka shtuar se kur politika fillon të përzihet në drejtësi gjithcka bëhet gjueti e shtrigave.


“Drejtësia në Kosovë duhet patjetër të vendoset nga policia, prokuroria dhe gjykata. Saherë që politika fillon të përzihet gjithçka bëhet gjueti e shtrigave. Para se të shpikësh raste për të tjerët duhet të kesh parasysh për skeletat e tu që i ke në dollap”, ka shkruar Selimi në Twitter./Insajderi.org

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img