17.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Selimi, Haradinajt: Shpejt do ta kuptojmë kush është rrenc

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje është përgjigjur për herë të parë rreth akuzave që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka bërë atij në Kuvend, duke i thënë se është rrenc, e se ka shpëtuar nga lufta pas një ther.

Selimi ka thënë se shpërthimi i Haradinajt ishte i ulët, dhe se nuk e ka kuptuar pse ai i ka reaguar në atë mënyrë.“Ishte shpërthim i ulët që nuk e prisja e as nuk e pres në të ardhmen, unë kam qenë në Kosovë, gjatë tërë luftës, skam ardh nga Zvicra, këtu isha gjithmonë, kur erdhi Ramushi këtu më gjeti” ka thënë Selimi në një intervistë në TV Dukagjini.

Selimi ka thënë se në ditët në vijim do të kuptohet se kush është rrenc e kush jo

“Do ta kuptojmë ditët e ardhshme kush është rrenc” ka thënë ai.

Deputeti i VV-së ka mohuar se ka qenë ndonjëherë në 15 katshin në Shqipëri, për çka u akuzua nga Haradianaj. Selimi tha se Haradinaj e ka ngatërruar atë, me Azem Sylen ose këdo tjetër.“Skam pushu asnjëherë në ndërtesën 15 katshe, mka ngatërru me Azem Sylen” ka thënë ai.Selimi gjithashtu ka thënë se Haradinaj do duhej të ishte i lumtur që Selimi ka shpëtuar nga lufta e jo të mllefosej me të.

“Nuk o faji im nëse vëllezërit e mi nuk janë vra në luftë, e as që kam shpëtuar unë në luftë, Haradinaj do duhej të ishte i lumtur që unë kam shpëtuar e jo të ishte i mllefosur. Se di pse ky mllef ai do duhej të ishte i gëzuar që unë kam shpëtuar” ka thënë Selimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img