25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Schneeberger u dërgon letër 705 eurodeputetëve ku kërkon dorëheqjen e Borrellit dhe Lajçakut: S’janë të pavarur

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, iu ka dërguar një e-mail 705 eurodeputetëve, ku ka kërkuar që Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak dhe drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman të japin dorëheqje.

Schneeberger tha se është kurioze të sheh reagimet dhe nëse ka ende shumicë demokratike në Parlamentin e BE-së që “ngrihet për demokracinë dhe paqen në Evropë”.

“Masat e shpallura ndaj Republikës së Kosovës nuk janë vetëm skandal dhe dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e BE-së, por rrezikojnë edhe sigurinë e të gjithëve ne. Ka presion mbi Republikën e Kosovës, e cila po zbaton demokracinë dhe sundimin e ligjit, siç presim nga një vend demokratik që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së”, tha Schneeberger në letrën e saj, transmeton Klankosova.tv.

“Ju bëj ftesë të gjithëve: Thirrje për dorëheqjen e Komisionerit dhe Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell, Përfaqësuesit Special Miroslav Lajçak dhe Drejtorit të Përgjithshëm Gert Jan Koopman. Vendimet e tyre rrezikojnë demokracinë dhe paqen në Evropë. Ata padyshim nuk janë të pavarur dhe nuk marrin vendime në frymën e vlerave tona evropiane”, thuhet në letrën e Schneeberger për 705 eurodeputetët.

Ajo tha se ka nevojë urgjente për njerëz në këto pozita që përfaqësojnë dhe mbrojnë vlerat e Bashkimit Evropian.

“Vendimet në lidhje me Kosovën na prekin të gjithëve brenda dhe jashtë BE-së. Ata [Borrell, Lajçak dhe Koopman] vendosin për luftën apo paqen në Evropë”.

“Unë sinqerisht shpresoj që në Parlamentin Evropian mbrojtësit e demokracisë dhe paqes të kenë ende shumicën, krahasuar me ata që mbështesin autokratë si Putini dhe Vuçiqin. Ndihmoni për të ndaluar këto sanksione kundër Kosovës. Ndihmoni që të mdalohet qetësimi i Vuçiqit”, tha në fund ajo.

Me masat e paralajmëruara, Schneeberger, vlerëson se Bashkimi Evropian po forcon autokratët dhe nacionalistët, duke iu referuar Serbisë, dhe po dobësohet demokracia dhe shteti i së drejtës, duke iu referuar Kosovës.

“Kjo është përmbysje autor-viktimë. Kjo politikë e zbutjes tashmë nuk ka çuar në rezultatin e dëshiruar me Putinin. Në fakt, e kundërta është realiteti. Tani po e përjetojmë me dhimbje se si kjo politikë qetësuese ka dështuar dhe ka inkurajuar një agresor në vend që ta ndalojë atë”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, këshilltarja lokale e BE-së tha se me “politikën e qetësimit” ndaj Vuçiqit, po rrezikohet përshkallëzimi i ardhshëm dhe i përgjakshëm, teksa shtoi se “ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë”

Më tej, Schneeberger tha se zbatimi i demokracisë dhe shetit ligjor nuk është kurrë një provokim, duke iu referuar arrestimeve të shkelësve të ligjit.

“Këto janë vlerat tona evropiane, nga të cilat ne presim të jetojmë në paqe dhe prosperitet. Për ta siguruar këtë, ne duhet të ngrihemi në mbrojtje të këtyre vlerave dhe të mos i tradhtojmë ato duke përkëdhelur autokratët dhe ndëshkuar demokratët”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img