16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

SBAShK-u mban nesër konferencë, të pranishëm edhe homologët e tyre nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës nesër do të mbajë konferencë për media nga ora 11:00.

Në njoftim, thuhet se në këtë konferencë do të flitet për grevën në Kosovë, teksa bëhet e ditur se prezentë do të jenë edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Tafa Ameti.

Kujtojmë se në Kosovë SBAShK-u ka shpallur grevë në arsim që nga data 25 gusht, teksa kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të mësimdhënësve, të cilët kërkojnë rritje page prej 100 euro./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img