11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

SBASHK nesër mban takim, do të diskutohet për “gjendjen aktuale në arsim, tekstet shkollore dhe çështje tjera”

SBASHK nesër do të mbajë një takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që nga çerdhet e deri në universitete.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Takimi do të nisë në orën 10:00, në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK’ut.

“Në këtë takim do të bashkëbisedohet  për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor,  për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera.”

SBASHK ka ftuar mediat që ta përcjellin këtë takim.

Ministria e Arsimit këtë vit ka vendosur që mos t’i blejë librat shkollorë, por që t’i blejnë prindërit e më pas të subvencionohen nga prindërit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img