11 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Sazan Ibrahimi paralajmëron padi për fyerje dhe shpifje ndaj këshilltarit në Qeverin e Kurtit, Fidan Kalaja

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka paralajmëruar se do të ngreh padi për fyerje dhe shpifje ndaj këshilltarit në qeverinë Kurti, Fidan Kalaja, shkruan Insadjeri.

Suzan Ibrahimi në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se do të përballet në gjykatë dhe do të kërkoj argumente nga Kalaja për fyrje dhe shpifjet që ka adresuar drejt tij.

“Unë do ngre padi për fyerje dhe shpifje. Kam angazhuar avokatin Do përballemi në gjykatë ku do kërkoj evidencë dhe argumente nga z. KALAJA për fyerjet dhe shpifjet që ai i ka adresuar”, ka thënë Ibrahimi.

Ai që nga viti 2003 punon në AKK dhe sipas tij është hera e parë që një person nga qeveria shpif drejt tij.

“Unë kam qenë drejtor ekzekutiv që nga koha kur Bajram Rexhepi ka qenë KM i parë i Kosovës dhe asnjëherë deri më tani asnjë zyrtar qeverie nuk ka pasur një sjellje të tillë si nga ky zyrtar i Qeverisë Kurti. Por do takohemi shumë shpejt në gjykatë dhe do e shohim se ku i ka argumentet z. KALAJA rreth asaj që ka thënë”, tha Ibrahimi.

Këshilltar i Lartë Politik në Qeverinë Kurti, Fidan Kalaja, gjatë ditës ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës udhëhiqet nga një individ i pa dijshëm, jo kompetent, thellësisht politik e me tendenca korruptive.

Ai, përmes një statusi në Facëbook i ka thënë drejtorit të AKK-së, Suzan Ibrahimit mos u fsheh po dil e matu në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Asociacioni i Komunave të Kosovës udhëhiqet nga një individ i pa dijshëm, jo kompetent, thellësisht politik e me tendeca korruptive. Aq i pa dijshëm është sa vazhdimisht kërkon komptenca ekzekutive prej nje statusi që e ka si entitet jo-qeveritar. Sazan nuk ke nevojë të fshehesh dil e matu në zgjedhje. Zyra Kombëtare e Auditimit duhet urgjentisht të auditojë financat e këtij entiteti që financohet nga paraja publike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img