25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Sarrazin për sulmin ndaj Policisë në Banjskë: Kriminal e terrorist

Emisari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës, pas ngjarjes së rëndë të së dielës ku si pasojë e një sulmi të armatosur mbi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, vdiq rreshteri Afrim Bunjaku.

Ai në një intervistë për një medium gjerman e ka përgënjeshtruar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, se policët e Kosovës i kishin provokuar anëtarët e grupit terrorist.

“Deklarimi i Vuçiqit është gabuar sepse konsideroj që nuk e përshkruan me saktësi ngjarjen kryesore të vikendit të kaluar. Më duhet të them se jemi të vetëdijshëm se një përshkrim i tillë paraqet mendimin e një pjese të madhe të popullatës në Serbi dhe të shumicës së serbëve në Kosovë. Presim nga ana e tyre një përshkrim të vërtetë të ngjarjes”, tha Sarrazin.

Sarrazin sulmin e quajti kriminal.

“Është një sulm kriminal, terrorist mbi policinë e Kosovës që ishin duke patrulluar në veri. Ende nuk e kemi të qartë se çka me të vërtetë ka ndodhur. I kemi para vetës disa skenarë por akoma nuk e kemi fotografinë e vërtetë të ngjarjes”, tha Sarrazin.

“E vërteta lidhur me ngjarjen, nëse e shikojmë veçmas janë skajshmërisht të kundërta, në mes të përshkrimit të shqiptarëve në Kosovë, serbëve në Kosovë dhe atyre në Serbi. Ky perceptim shton rrezikun real për një eskalim të situatës në veri”. shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img