20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Santosi merr vendim që ka të bëjë me Pelen

Periudhë zie në Brazil. Ndarja nga jeta e legjendës Pele ka “detyruar” klubin brazilian Santos për të pezulluar numrin 10-të, fanellë e mbajtur nga tre herë kampioni i Botës në eksperiencën e tij me klubin bardhezi.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i klubit, Andre’s Rueda, që ka pranuar kërkesën e familjes së legjendës braziliane.

“Për momentin, në këtë 2023 përdorimi i numrit 10 është pezulluar. Më vonë do të flasim për këtë me Këshillin dhe do të shohim nëse do ta tërheqim fanellën përgjithmonë”, pranoi numri 1 i klubit Brazilian.

Deklarata që pezullojnë gjithçka në pritje të një vendimi zyrtar nga klubi në lidhje me këtë çështje. Për momentin ‘pronar’ i fanellës me numër 10 të Santos është fantazisti Yeferson Soteldo. 25-vjeçari venezuelean duhet që ndoshta përkohësisht të ndryshojë numrin e tij në fanellë. Mesfushori me tipare sulmuese është momentalisht i huazuar nga meksikanët e Tigres.

Deri më tani ka luajtur 7 sfida, por pa arritur të festojë gol me fanellën e Santos. Në kombëtaren e Venezuelës, Soteldo mban numrin 11-të në shpinë, por që te Santos mbahet nga Angelo Gabriel./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img