25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Sallonet “Rent a Car” në hall, ua marrin veturat me qira dhe i dërgojnë në Serbi për t’i humbur gjurmët

Sallonet të cilat lëshojnë vetura me qira “Rent a Car”, po përballen me një problem, pasi që janë shtuar rastet kur disa persona, marrin vetura me qira dhe se ato i dërgojnë në Serbi, për të mos i kthyer më.

E një rast i tillë i ka ndodhur një pronari të një Rent A Car, i cili deshi të mbetet anonim.

Ai për ‘IndeksOnline’ ka treguar se një person me emrin Shpetim Shabani 23 vjeçar nga një fshat i Preshevës, ka shkuar në sallonin e tij për të marrë me qira një veturë. Personi në fjalë është paraqitur me dokumente të falsifikuara me emrin Arben Mustafa.

Por Shpëtimi nuk ishte i vetëm në biznesin e vjedhjes së veturave nga Sallonet që lëshojnë vetura me qira. Bashkëpunëtor i tij ishte dhe një person tjetër me emrin Emërllah, i cili kishte Nofken “Lahu”, e i cili ishte i akuzuar për vepra penale dhe falsifikim dokumentesh. Ai e ndihmonte Shpëtimin që veturat e marra me qira, t’i dërgonte në Serbi, për të mos i kthyer në sallonet që i kishin marrë, e për tua humbur gjurmët.

Por kësaj radhe si duket nuk u kishte ecur plani, pasi që pronari i Rent a Car, u kishte rënë në gjurmë përmes GPS, të cilin e kishte vendosur në veturën Peugeot, të cilën ua kishte dhënë me qira.

“Të enjten e kaluar me 02 shkurt më ka thirr në telefon Arben Mustafa, e ka lyp një kerr për pesë ditë. Unë i kam treguar se cilat kerre i kemi të lira dhe e ka përzgjedh një Tiguan 2018. Ka ardhur në zyrë me taxi. Taksistin e ka shti me thirr në tel për me marrë adresën. Taksisti e ka bërë pagesën për pesë ditë me kusht mos me e lëshu Kosovën, por  vetëm brenda territorit të Kosovës. Atë ditë nuk ka dalë prej  Kosovës. Deri të nesërmen u dal ka shku në Bujanovc, përmes malit. U ndal  para se me mbërri në Bujanovc në fshatin Dobrosin, zonë kufitare Kosovë-Serbi andej kah Gjilani. Aty ka ndejt një orë. Prej aty ka kalu në fshatin Lluqan përmes malit. U ndal në një shpi në këtë fshat prej asaj shtëpisë është afër një Autoservis “Kema”. Dha prej Autoservisit kanë kaluar në Tërnovc.  Aty u ndal në një Autolarje e ka la kerrin. Prej aty ka shku në shtëpi të shëndetit në Bujanovc dhe e ka parku kerrin nëntë orë”, tha ai.

.

Derisa pronari i Auto Sallonit ishte duke e përcjellë përmes GPS çdo lëvizje të veturës, të cilen e kishte dhënë me qira, vetura kishte vazhduar rrugëtimin për në Vranje. Prej aty kishte shkuar në Zllatokok një fshat i Vranjës buzë malit. Pronari i Rent a Car thotë se deri aty ka funksionuar GPS dhe prej aty është humbur lidhja e pronarit me veturën, të cilën e kishte dhënë me qira, pasi që është ndërprerë GPS-i. E pas humbjes së lidhjes me GPS, pronari i Rent a Car-it kishte shkuar rrugës së cilës kishte shkuar vetura e tij e vjedhur tashmë, e e cila i kishte humbur gjurmët.

“Të premten në mbrëmje kam shku andej ka ka shkuar dhe ai, në fshatrat kah ka kalu në Tërnovc Bujanovc dhe në Vranje, në të gjitha vendet kah kishte kaluar vetura. Policia e Vranjës më kanë dërguar në atë vendin Zllatokok ku e ka gjujt GPS. E kemi lyp ku është kerri apo GPS, por nuk i kemi gjetur. E kam paraqitur rastin në Policinë e Kosovës dhe e kam paraqit rastin dhe tek policia e Serbisë në Bujanovc”, tha ai.

Ai tregon se i ka pyetur dhe policinë e Serbisë në Bobrosin si dhe policinë kufitare të Kosovës, të cilët i kishin thënë se nuk  e kishin parë një veturë të tillë, që të kalonte andej në kufi dhe pse ishin duke patrulluar aty që 12 orë.  Pronari ka vazhduar rrugëtimin deri tek shtëpia e njërit nga pjesëmarrësit në vjedhjen e veturës Emërllahu, i cili i merrte veturat në kufi nga Shpëtim Shabani, për t’i dërguar në territorin e Serbisë.

Të gjithë këtë rrugëtim dhe informatat për vendet ku ishin ndalur dy personat me veturën e vjedhur e të cilët ai i kishte përcjellur përmes GPS -it, i kishte paraqitur në policinë e  Bujanovcit, të cilët e kanë udhëzuar të shkojë për deklaratë tek policia e Vranjës.

E derisa po kthehej në fshatin Breznicë,  kishin filluar t’i vinin mesazhe nga personat të cilët i kishin marrë veturën, e të cilët përveç se e kanë kritikuar se pse e bëri këtë punë kaq të madhe duke e lajmëruar rastin në polici, i treguan dhe se ku mund ta gjej veturën.

“Kanë fillu mem ardh sms, në të cilat shkruhet se e ke bërë shumë të madhe këtë punë. Dhe a don me dit ku është vetura. Kam qenë në Breznicë. Ata më kanë thënë se vetura është në Dobrosin. Jam shku në Dobrosin dhe e kam marrë kerrin dhe jam kthy”, tha ai.

Por nuk është ky rast i vetëm. Ai tregon se një ditë më vonë atë e ka kontaktuar dhe pronari i një Rent a Car tjetër në Fushë Kosovë, të cilit i kishte ndodhur e njëjta gjë, e të cilit po ashtu policia ia kishte gjetur veturën Gol 6 në Vranje. E rastet e veturave të marra me qira, e të cilat dërgohen në Serbi, për t’ua humbur gjurmët, sipas tij tashmë janë bërë të shpeshta.

a.

Thotë se në lidhje me rastin e veturës së tij,  Shpetim Shabani ishte arrestuar dhe ka dalë para gjykatës në Vranjë, ku më pas është liruar. Ndërsa në kërkim është personi tjetër Amerllahu, i cili kishte qenë dhe më herët i akuzuar për vepra penale./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img