10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Salih Mustafës i largohet avokati i njohur nga ekipi mbrojtës

I dënuari për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Hagës, Salih Mustafa, nuk do ta ketë më avokat Jonathan Elystan Rees.

Njoftimin ia ka thënë Gjykatës kryeavokati i Mustafës, Julius Von Bone.

“Më 13 janar 2023, Sekretari miratoi z. Rees si Bashkë-Avokat shtesë në Ekipin Mbrojtës të z. Mustafa, në përputhje me nenin 18 të Direktivës për Mbrojtësin.3  Më 7 mars 2023, z. Julius von Bóné, avokat i specializuar, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Rees i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z. Mustafa”, thuhet në parashtresën që e ka parë lajmi.net.

“Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati më tej informoi Zyrën e Mbrojtjes se përfundimi i kontratës së z. Rees do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Mustafa dhe kohëzgjatjen e procedurës”, thuhet tutje në parashtresë.

“Zyra e Mbrojtjes vë në dukje në lidhje me këtë se avokati i z. Mustafa vazhdon të ndihmohet nga një bashkë-avokat tjetër.4  Më 15 mars 2023, në përputhje me rrethanat, Sekretari miratoi tërheqjen e z. Rees si bashkë-avokat i z. Mustafa”, thuhet në fund të dokumentit.

Kujtojmë se Salih Mustafa, në luftë i njohur me nofkën komandant “Cali”, ishte dënuar në shkallë të parë me 26 vjet heqje lirie.

Mustafa betejën e tij do ta vazhdojë në shkallë të dytë, në Apelin e Speciales.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img