18 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Sali Berisha “gjen” zgjidhjen për t’i dhënë fund blerjes së votës: Votim me detyrim

Kryedemokrati Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale thotë se vendosja e një ligji për ta bërë të detyrueshëm votimin do të ishte një mundësi sipas tij për të ndaluar fenomenin e blerjes së votës.

Edi Rama nuk e pranon votën e diasporës dhe emigracionit. Nuk e pranoi në vitin 2013. Jam i sigurt se ai nuk e pranon, prandaj teza është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, nuk duhet të jemi iluzivë. Forma e vetme me të cilën mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, është ajo formë e përdorur nga të gjitha vendet kundër monizmit dhe ajo është lëvizja paqësore, demokratike gjer në realizimin e qëllimit të saj. Kjo është bindja ime më e thellë.

Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka. Votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës. Sepse blerjet janë dy llojesh, nga njëra anë është blerja e të drejtës së votës. Ana tjetër është merr paratë dhe dil e voto për mua. Kjo e dyta, nëse bëhet votimi me detyrim siç e ka Greqia apo Australia. Një nga miqtë e mi në Australi më ka thënë se kjo është bërë për t’i dhënë fund blerjes së votës. Por Edi Rama nuk e pranon se ai e quan Kodin Zgjedhor një kinezëri. Ai pranon vetëm standarde që i lejojnë atij të manipulojë votën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img