9.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Sa herë ka folur me Radojiçiqin, ku dallojnë përgjimet e fundit me ato të “Prontos”- krejt çka tha Kusari mbrëmë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, mbrëmë ka deklaruar se nuk ka folur pesë me kriminelin serb, Milan Radojiçiq, ashtu siç të paktën pretendon Sllavko Simiq i Listës Serbe, në përgjimet e publikuara të mërkurën.

Deputetja e pushtetit tha se “le të publikohen ato përgjime”, teksa ka mohuar kategorikisht që ka folur njeriun e sanksionuar nga ShBA-të.

”Nuk është e vërtetë, le t’i qet 4-5 herë, vetëm një është”, u shpreh ajo në T7.

Këtë herë, Kusari tha se deputeti Simiq i Listës Serbe e lëshoi interfonin ku ka folur Radojçiqi.

E pyetur se pse hesht kur Simiqi i tha se “ka folur pesë herë me Radojçiqin”, Kusari-Lila, tha se nuk e di nëse kjo është çështje e edituar apo monotoni nga biseda që ka pasur me Simiqin.

Mes tjerash, ajo tha në përgjime dëgjohet edhe nxjerrja nga zyra e Simiqit.

Të mërkurën është publikuar pjesa e tretë e përgjimeve mes shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.

Gjatë bisedës – ndër të tjera – Kusari i drejtohet Simiqit duke i thënë se “a e di bre ti kush është Bekim Haxhiu”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img