21.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?

Apple ka prezantuar të martën iPhone 15-shin si dhe produkte të tjera në kuadër të eventit të quajtur “Wonderlust”.

Bashkë me linjën kanë ardhur edhe shumë veçori të reja si për modelet Pro edhe për ato jo Pro, por duhet të flasim edhe për çmimet.

Në tabelën e mëposhtme janë çmimet e linjës iPhone 15 për tregjet sikurse SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Indi, Kinë dhe Japoni.

iPhone 15 dhe 15 Plus vijnë me hapësirë ruajtjeje prej 128 GB, 256 GB dhe 512 GB. iPhone 15 Pro fillon me 128 GB dhe arrin në 1 TB memorie derisa Pro Max tani fillon me 256 GB dhe gjithashtu shkon deri në 1 TB.

Sipas tabelës çmimi bazë i iPhone 15 në SHBA është 799 dollarë, iPhone Plus kushton 899 dollarë, iPhone 15 Pro kushton 999 dollarë, derisa iPhone 15 Pro Max është 1,199 dollarë.

Në Mbretëri të Bashkuar çmimi bazë i iPhone 15 është 999 funte, iPhone Plus kushton 899 funte, iPhone 15 Pro kushton 999 funte, derisa iPhone 15 Pro Max kushton 1,199 funte.

Ndërkaq në Gjermani iPhone 15 kushton 949 euro, modeli iPhone 15 Plus është 1,099 euro, modeli iPhone 15 Pro është 1,199 euro derisa modeli 15 Pro Max kushton 1,449 euro.

Këto sidoqoftë duket të jenë çmimet fillestare dhe çmimet për secilin model ndryshojnë në bazë të hapësirës së ruajtjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img