18.3 C
Pristina
Thursday, July 25, 2024

Buy now

spot_img

Rusinovci për grurin: Edhe sivjet pamjaftueshmëri e prodhimit vendor

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në shumicën e vendeve në Kosovë. Ani pse ende nuk kanë marrë subvencionet nga Qeveria, bujqit po e quajnë një vit të suksesshëm, ndërsa ekspertët thonë se edhe këtë vit nuk do të ketë prodhim të mjaftueshëm të grurit.

Profesori i bujqësisë pranë Fakultetit të Bujqësisë të UP-së, Imer Rusinovci, vlerësoi se edhe sivjet do të ketë pamjaftueshmëri të prodhimit vendor.

“Këtë vit karakterizohemi me prodhimtari shumë më të lartë për njësi sipërfaqësore që dukshëm është më e lartë në vitet paraprake…Jemi karakterizu edhe vite më parë dhe mendoj që edhe sivjet me pamjaftueshmëri të prodhimit vendor dhe varësinë nga importi e kemi pas marramendëse…”, tha Rusinovci për KosovaPress, transmeton Express.

Ai ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që krahas subvencionimit të grurit ta kenë prioritet edhe naftën për autokombajna, pasi puna në bujqësi kërkon shpenzime të mëdha të derivateve.

Ndërsa, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se të dhënat nga terreni tregojnë Kosova për herë të parë në histori të pasluftës ka siguruar bukën për një vit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img