20.5 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Rusët transferojnë paratë në Malin e Zi, shpallen investitorët më të mëdhenj të huaj për 2023

Sipas Bankës Qendrore për investimet e huaja në Malin e Zi, shtetasit rusë janë investitorët më të mëdhenj të huaj në Mal të Zi për periudhën janar-maj të këtij viti.

Të dhënat e fundit të këtij institucioni tregojnë se gjatë kësaj periudhe ata kanë investuar afro 53 milionë euro, më së shumti për blerjen e pasurive të patundshme, rreth 30 milionë euro.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike kjo “konfirmon se pavarësisht nga marrëdhëniet e dëmtuara diplomatike mes Malit të Zi dhe Rusisë, për shkak të krizës ukrainase dhe vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, qytetarët rusë ende vijnë në masë të madhe në Mal të Zi dhe sjellin kapitalin e tyre për të investuar aty”.

“Mali i Zi ka lëshuar 21,5 mijë leje pune për të huajt për periudhën janar-qershor të këtij viti, nga të cilat 7,412 ose 34,3 për qind e numrit të përgjithshëm i referohen shtetasve të Rusisë”, thuhet në raport. Të tjera

Investitorët e dytë, sipas Bankës Qendrore të Malit të Zi, janë qytetarët dhe kompanitë nga Serbia që kanë investuar 48 milionë euro.

Vetëm në vendin e pestë, për nga sasia e investimeve të huaja, është një vend anëtar i Bashkimit Europian, përkatësisht Gjermania me 28.3 milionë euro, thuhet në analizën e Bankës Qendrore.

Megjithatë, sipas saj, “investimet e huaja për këta pesë muaj arritën në 361 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin 428 milionë euro. Kjo është një rënie prej rreth 16 për qind”.

Në uljen e investimeve, sipas raportit “ka ndikuar edhe ndërprerja e programit të shtetësisë ekonomike në fund të vitit të kaluar, përmes të cilit të huajt mund të fitonin të drejtën e shtetësisë malazeze me investime të caktuara, duke përfshirë edhe blerjen e pasurive të patundshme”.

Mali i Zi ka patur lidhje historike me Rusinë dhe Serbinë deri kur u bashkua me NATO-n në vitin 2017.

Podgorica akuzoi agjentët rusë dhe ultranacionalistët serbë pas një përpjekjeje të pasuksesshme për grusht shteti, një vit më parë. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla si absurde.

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar, Mali i Zi i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Kremlini në këmbim e vendosi Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img