11.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Rundi i ri i dialogut Kosovë – Serbi: Kryengociatorët sot në Bruksel diskutojnë edhe për dinarin

Në nivel të kryenegociatorëve, Kosova dhe Serbia sot do të vazhdojnë rundin e ri të dialogut, ku agjenda do të jetë e fokusuar në diskutimet për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksin për zbatimin e saj dhe ndër të tjera do të diskutojnë edhe për çështjen e dinarit.

Në Bruksel sot janë ftuar për takim kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Të martën, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët, homologët e tij kryesorë, të vijnë në Bruksel për të vazhduar diskutimet. Pra, para së gjithash, të vazhdohet diskutimi, i cili tashmë ka filluar para disa javësh për vendimin e  Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Dhe do të ketë edhe pika të tjera për të diskutuar mes kryenegociatorëve nga Serbia dhe Kosova në Bruksel, të cilat janë çështjet më urgjente në kuadër të dialogut””, ka deklaruar “.

Ndryshe, blloku evropian, por edhe Shtetet e Bashkuara, kanë kritikuar vendimin për dinarin, duke thënë se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative që ka te komuniteti serb. Uashingtoni i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë pezullojë vendimin, por deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka shfaqur sinjale se do të tërhiqet nga kjo rregullore.

Ndërsa dje, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë në Bruksel se do të vazhdohet presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe Serbisë, që t’i zbatojnë obligimet e tyre nga marrëveshja e arritur para një viti, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img