19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Rugova e quan Abdixhikun egoist dhe narcisoid

Ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar pas deklratës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku se është qëndrim i kryesisë së kësaj partie që të votohet Vjosa Osmani për presidente të vendit.

Rugova, përmes një postimi në Facebook, i ka sugjeruar Abdixhikut që para se të mendoj për hallin e Vjosës që patjetër të bëhet Presidente, të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet.

“Në politikë ka dy lloj udhëheqësish: Egoist e narcisoid që shpërndan diktate në kërkim të nënshtrimit dhe vizionar e frymëzues që udhëheq nëpërmjet bashkëpunimit”, ka shkruar Rugova.

“Para se të mendoj për hallin e Vjosës që patjetër të bëhet Presidente, Lumiri ynë duhet të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet”.

“Mos i shkel deputetët! Bashkëpunim Lumir, nuk ka rrugë tjetër!”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img