11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Rudari: Qytetarët kanë menduar se po votojnë për Albinin, jo për Shpejtimin

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka falënderuar të gjithë ata që votuan për të ditën e djeshme.

Rudari ka pohuar se do të punojnë shumë si LDK që në zgjedhjet e vitit të ardhshme ta rimarrin Podujevën në drejtim.

Ai ka deklaruar se vota e djeshme në Llap dhe Gollak nuk ishte direkt për kandidatin e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.

“Mendoj që shumica e votuesve kanë menduar se po votojnë për Albinin, jo për Shpejtimin”, është shprehur ai, për Klan Kosova.

“Sigurisht që kanë qenë të prirur që ta dënojnë subjektin që ka qenë shkaktar i prishjes së koalicionit, që në fakt ishte Lëvizja Vetëvendosje, por ata e kanë marrë atë se kush e ka ngritur mocionin”.

Për Rudarin votat me postë dhe ato me kusht nuk do të mund që ta ndryshojnë rezultatin zgjedhor.

Ai ka thënë se për zgjedhjet e ardhshme do ta respektonte secilin vendim të degës për ta rikandiduar atë prapë, ose dikë tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img