15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Rrugëtimi që bëri Bob Dole për pavarësinë e Kosovës

Para dy ditësh në Uashington, u nda nga jeta në moshën 98 vjeçare senatori Bob Dole. Para pak kohësh ai kishte njoftuar se vuante nga kanceri në mushkëri. Bob Dole njihet si një personalitet që pati mjaft ndikim në jetën politike të Shteteve të Bashkuara. Shqiptarët do ta kujtojnë atë si njeriun që u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.

Senatori Bob Dole do të mbahet mend si një ndër politikanët më të njohur të Amerikës.

Ai shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes në garë qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera.

Për karrierën e gjatë në shërbim të vendit, Bob Dole gëzonte respektin e figurave më të njohura politike të të dyja partive.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dole ishte plagosur rëndë në Itali dhe kishte provuar vështirësitë e një shërimi të ngadaltë, që la pasoja fizike tek ai. Kjo i ndryshoi vizionin për botën dhe për karrierën e tij të ardhme.

Mes shqiptarëve ai gëzonte një respekt të veçantë, tregon biznesmeni dhe aktivisti i Nju Jorkut Harry Bajraktari në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Senatori Dole është miku më i madh që unë shikoj i Kosovës dhe i kombit shqiptar në Uashington. Është Presidenti Clinton, kongresmeni Engel e shumë të tjerë, por unë mendoj se kryesori është Senatori Dole. Zyra e tij ka qenë e hapur për komunitetin tonë, me në krye Xhim Xhemën, i cili ka qenë mik shumë i ngushtë me Senatorin”.

Lidhjet e senatorit me shqiptarët kishin filluar në fund të viteve 1980, kur Kosova ishte nën shtypjen e Slobodan Milosheviqit. Aktivisti Xhim Xhema dhe të tjerë e mbanin të informuar senatorin për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Një pikë kthese u shënua me vizitën që zoti Dole, në atë kohë udhëheqës i republikanëve të Senatit, bëri në Prishtinë, në vitin 1990.

Senatori kishte shkuar në Kosovë me një mesazh të qartë.

“Ne besojmë fuqimisht tek demokracia, ne besojmë tek liritë individuale dhe jemi kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ai në Prishtinë.

Vizita e zotit Dole u dha mjaft shpresa shqiptarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img