24.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Rrokulliset autobusi në Tiranë, lëndohen tre persona

Një aksident ka ndodhur në zonën e Saukut, kur një autobus i linjës interurbane Tiranë-Krrabë ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 3 pasagjerë kanë mbetur të lënduar, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autobusi në momentin e aksidentit është përplasur edhe me 2 mjete në rrugën e Elbasanit, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit Gentjan Qosja nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e ambulancës./TCH/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img