25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri

Të paktën 5 mijë e 415 njerëz kanë mbetur të vdekur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë nga tërmeti me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, që goditi rajonin të hënën.

Sipas Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, numri i të vdekurve është 3 mijë e 703 njerëz, shkruan CNN, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Ndërsa, numri i personave të vdekur në Siri është më i lartë se 1 mijë e 712, ku më shumë se 900 njerëz kanë mbetur të vdekur në zonat që kontrollohen nga opozita, sipas Helmetave të Bardha të Sirisë, e cila njihet edhe si Mbrojtja Civile siriane.

Kurse, në zonat e kontrolluara nga qeveria, numri i të vdekurve është 812, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Deri më tani, në Turqi e Siri janë mbi 26 mijë persona të plagosur, sipas qeverisë turke, Helmetave të Bardha dhe mediave shtetërore siriane.

Kujtojmë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur 3 muaj emergjencë kombëtare në 10 provincat e prekura nga tërmeti, ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e nesërme e ka shpallur si ditë zie në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img