15.7 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Buy now

spot_img

Rriten temperaturat, IKShPK kërkon kujdes nga pickimet e rriqrave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë, por edhe në zonat e tjera, tani që temperaturat kanë filluar të ngrihen dhe rriqrat dalin në sipërfaqe të tokës.

Instituti thotë se edhe pse rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara, sërish kërkohet kujdes nga qytetarët.

Në njoftim, IKSHPK thotë se përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike në vend lidhur me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), sëmundje kjo që shkaktohet nga pickimi i rriqrave, dhe thekson se do të vazhdojë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik të gjitha vatrave dhe zonave endemike, karakteristike për këtë infeksion viral.

Poashtu, me këtë rast IKSHPK i ka rekomanduar qytetarët që ndër të tjera “të mos qëndrojnë pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre, të mbahet higjiena personale në nivelin më të lartë, nëse u ngjitet ndonjë rriqër në trup, të shkojnë sa më parë në qendrën më të afërt mjekësore për heqjen e saj dhe marrjen e ndihmës shëndetësore”.

Personat e pickuar nga rriqrat duhet të trajtohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse, ndërsa sipas nevojës, ata referohen për trajtime në repartet infektive të spitaleve të përgjithshme dhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Rekomandimet e IKShPK-së për qytetarët:

  • Të mos qëndrojnë pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre;
  • Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende, të vishen me rroba të gjata dhe pantallonat të futen në çorapë;
  • Të lyejnë pjesët e trupit, sidomos pjesët e zbuluara si  shuplakat dhe qafën me preparate të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut;
  • Të kontrollojnë trupin pas qëndrimit në vatra endemike si dhe pas kthimit nga punët në fusha/livadhe, ara apo vendet me shkurre;
  • Nëse u ngjitet ndonjë rriqër në trup, të shkojnë sa më parë në qendrën më të afërt mjekësore për heqjen e saj dhe marrjen e ndihmës shëndetësore;
  • Të kositet në vazhdimësi bari në oborre e livadhe;
  • Të bëhet dezinsektimi selektiv i hapësirave në vendet endemike (shkurret, kaçubat, djerrinat dhe livadhet e pakositura të lëna djerrë);
  • Të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i stallave në vazhdimësi;
  • Të mbahet higjiena personale në nivelin më të lartë.

IKShPK bën thirrje te qytetarët që të kontribuojnë në përmirësimin e ekosistemit që nënkupton:

  • Të punohen të gjitha tokat e punueshme;
  • Të kositen livadhet me kohë dhe nga disa herë;
  • Të pastrohen kopshtet dhe pronat përreth shtëpive
  • Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve;
  • Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë, ku nuk duhet të lihen këmbët e zbathura
  • Fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pa kositura dhe në mbrëmje të kontrollohen (nga prindërit) për praninë ose jo të rriqrave në trupin e tyre.
  • Personat e pickuar nga rriqrat duhet të trajtohen në qendrat e Mjekësisë familjare në komunat përkatëse, ndërsa sipas nevojës, ata referohen për trajtime në repartet infektive të spitaleve të përgjithshme dhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
  • Trajtimi i Etheve Hemorrgajike bëhet përmes terapisë mbështetëse, me antiviral si Ribavirina dhe imunoterapi pasive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img