14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Rregullimi i parkingjeve të Prishtinës, sot u punua në Bregun e Diellit

Parkingjet në të gjitha lagjet e Prishtinës po rregullohen.

Javën e kaluar ka nisur aksioni për riparimet e tyre, teksa drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, ka bërë të ditur se sot radhën e ka pasur parkingu dhe hapësira publike në Bregun e Diellit, si dhe parkingu në rrugën “Elez Geci”.

Xhaferi ka dalur në terren për të inspektuar vijueshmërinë e punimeve së bashku me kryeshefin e Prishtina Parking, Sokol Havolli, si dhe kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Banesore, Arton Berisha.

“Së bashku me Kryeshefin e Parking Prishtinës Sokol Havolli dhe Kryeshefin e NPB Arton Berisha, ishim të pranishëm në fillimin e këtyre punimeve. Urime!” ka thënë mes te tjerash drejtori Xhaferi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Filluan punimet në rregullimin e parkingut dhe hapësirës publike në Bregun e Diellit, në parkingun e rrugës “Elez Geci”.

Së bashku me Kryeshefin e Parking Prishtinës Sokol Havolli dhe Kryeshefin e NPB Arton Berisha, ishim të pranishëm në fillimin e këtyre punimeve. Urime!

Nga projekti, në projekt

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img