25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Rizvanolli: Luftimi i vjedhjeve të energjisë elektrike është një çështje tejet e rëndësishme

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shkruar për energjinë e cila vidhet nga konsumatorët dhe nuk paguhet.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se luftimi i vjedhjeve të energjisë elektrike është një çështje tejet e rëndësishme jo vetëm për sektorin e energjisë, por edhe për mbrojtjen e konsumatorëve të ndërgjegjshëm e mbrojtjen e buxhetit të shtetit.

Energjia e vjedhur nga disa paguhet nga të gjithë konsumatorët e ndërgjegjëshëm që i paguajnë faturat me rregull. Përderisa Qeveria subvencionon faturat, ato janë edhe barrë e taksapaguesve”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Rizvanolli tutje ka njoftuar se të premtën bashkë me Ministrin Xhelal Sveçla e Zv. Ministrin Blerim Sallahu janë takuar me përfaqsuesit e instuticioneve përgjegjëse për siguri dhe sundim të ligjit.

Ministrja Rizvanolli, tutje tha se në këtë takim Sveçla është shprehur se ‘është jashtëzakonisht e rëndesishme të kemi stabilitet energjetik pasi është parakusht për stabilitet të sigurisë tonë kombëtare’, ndërkohë që sipas saj kjo është edhe më e rëndësishme në kohë të krizës energjetike evropiane, ku me çmimet e importit të energjisë elektrike që pritet të jenë gjatë muajve në vijim, vazhdimi i trendit aktual të humbjeve komerciale mund t’i kushtojë vendit (konsumatorëve dhe buxhetit) më se 100 milionë euro gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit.

Jam tejet e lumtur që të gjithë akterët relevantë, e në veçanti Këshilli Gjyqësor, Zyra e Prokurorit të Shtetit e Policia e Kosovës kanë shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim që të trajtojnë luftimin e vjedhjes së energjisë me prioritet të lartë. Kam besim të plotë që takimet e rradhës në nivel teknik mes insitiucioneve tona dhe aksionet për luftim e parandalim të vjedhjeve do të jenë efikase e do të luajnë rol pozitiv në përballjen tonë me krizën energjetike”, përfundon njoftimi i saj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img