21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Rina Balaj publikon klipin e ri “Sativa”

Reperja e njohur e estradës, Rina Balaj, ka publikuar klipin më të ri.

Në radhë ka qenë “Sativa”, e cila është një prej këngëve më të dëgjuara të albumit të saj të fundit, “Balerina”.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Rina, ndërkohë që për orkestrimin është kujdesur producenti BO Beatz.

Klipi është mjaft interesant, në të cilin reperja nga Istogu shfaqet kryesisht duke interpretuar nën ngjyrën e kuqe të ndriçimit.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ashtu si në çdo paraqitje tjetër, Balaj edhe në klipin “Sativa” nuk i kurseu paraqitje atraktive dhe me stil.

Ana vizuale i është besuar produksionit Smart Motion Films.

Albumi i saj “Balerina” u publikua i plotë gjatë muajit nëntor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img