14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Rikujtojmë traditat tona në Prishtina Mall!

Qendra më e madhe tregtare në Evropën Juglindore Prishtina Mall, me kënaqësi ju njofton për eventin madhështor që do të mbahet me datat 22 & 23 Korrik 2023, si pjesë e kampanjës “O sa mirë me qenë në Prishtina Mall”, një event përkushtuar trashëgimisë së pasur kulturore shqiptare, me motive kombëtare/tradicionale.

Nën temën “Rikujtojmë traditat tona”, qëllimi i eventit është që të festojmë së bashku dhe të kujtojmë se sa e rëndësishme është ndjenja e të qenurit shqiptar, dhe në nder të trashëgimisë kulturore, të përkujtojmë të gjitha traditat shqiptare, që janë ruajtur ndër brezash e gjeneratash. Ngjarja do të shfaqë një gamë shumë të larmishme të elementeve kombëtare/tradicionale, të cilat do të përfshihen në pika kryesore si: -Mikëpritja: Një nga traditat më të vjetra shqiptare është mikëpritja e musafirëve në odën shqiptare.

Si një element thelbësor në këtë event, Prishtina Mall ka organizuar oda shqiptare në disa kënde brenda hapësirës së brendshme, me të gjitha elementet brenda odës si sofra, instrumente, veshje kombëtare dhe punime artizanale. -Performanca muzikore dhe instrumentale: Shfaqja e performancave muzikore të artistëve të njohur të folklorit shqiptar dhe performanca me instrumentet muzikore popullore dhe të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img